Nga Enver Kushi

(ESE)

ÇAMËRIA SI RINGJALLJE

Kushdo që  i kthehet dhe  i rikthehet leximit apo studimit të veprës së Bilal Xhaferit, nuk ka sesi të mos ndjejë në vargjet e poezisë dhe rreshtat e prozës zëra dhe të prekë kujtesën tragjike të Çamërisë. Në një shkrimet e tij, një nga mendjet e ndritura të letërsisë botërore, latino-amerikani Borhes, shkruan për librin që zotëron “ende shenjtëri” si dhe për zërin e shkrimtarit, që sipas tij “është gjëja më e rëndësishme e një libri”.

Zëri i shkrimtarit Bilal Xhaferi, ose më saktë shumësia e tyre, ashtu si në koret e lashtësisë ballkanike  vinë mrekullisht të qartë, të ëmbël e të butë,  por në tërësinë e tyre edhe tragjikë e të dhimbshëm. Dhe kjo nuk është e rastit. Bilal Xhaferin si njeri dhe shkrimtar,  e ndoqi nga lindja e deri në vdekje fati tragjik i familjes dhe i etnisë apo rrënjëve të tij: Çamërisë. Ata që e kanë njohur nga afër,  krahas krenarisë për origjinën, që e kishte të dukshme, apo karakterin e fortë,  kanë dalluar tek ai edhe ndjeshmërinë e qelqtë si dhe trishtimin dhe dhimbjen vulosur në çdo pjesë të qenies së tij, veçanërisht tek sytë dhe vështrimi i përmalluar i tyre. Nëpërmjet syve ai vështronte përtej viteve ku jetonte dhe shihte përtej mureve izolues të Shqipërisë komuniste. Vështrimi i tij rrokte hapësirat e tokës çame ku “matanë largësive” shfaqej dhe rishfaqej “e përflakur Çamëria”. Bilal Xhaferi është poet “i brengës përvëlonjëse” dhe i mallit “për zërat e Çamërisë” e “për stanet,  kullotat që bien erë qumësht”. Ai, si  askush tjetër, atëherë kur heshtej mizorisht  duke pritur harrimin e kobshëm,  ringjalli dhe ribëri Çamërinë,  e cila i  vjen në ëndërr me peisazhet e rralla  por mbi të gjitha me dhimbjen ulëritëse. Në krijimtarinë e tij në poezi prozë dhe publicistikë, ai rindezi jo prushe, por zjarret e Çamërisë. Çamëria tek Bilal Xhaferi nuk është vetëm ëndërr, as tis i hollë trishtimi dhe dhimbjeje. Ajo është pjesë e pandarë e qënies së tij. Ashtu si në tregimin brilant “ Purpuranti” ku Stresi,  personazhi kryesor me mantelin hedhur krahëve, kthehet dhe rikthehet në fushëbetejat Skënderbejane, Bilal Xhaferi nuk e hoqi asnjëherë nga supet mantelin e përgjakur të Çamërisë.

RIKTHIM PËRMES QIEJVE

Nuk e mbaj mend kur e kam lexuar për herë të parë tregimin “Purpuranti”.

Ndoshta në faqet letrare të gazetës “Zëri i rinisë”, ku Bilali botonte shpesh falë edhe ndihmës të shkrimtarit Vath Koreshi.

Mbaj mend mirëvetëmvitin 1966. Atëherëishanxënësnëvitin e tretëtëshkollëssëmesmenëqytetin e vogëltëRrogozhinës. Ai ishtenjëqytetindërtuarnëkryqëzimin e rrugëveqëlidhninJugun me VeriunsidheLindjen me Perëndimin e Shqipërisë. Atjevininedheshumëtrenadhenëatovite nisi edhendërtimiihekurudhësRrogozhinë –Fier. Qytetiivogël u gjallëruaedhemëshumëdhekryqëzimittërrugëveautomobilistikejushtuaedhe ai hekurudhor. Nëatëkryqëzimrrugësh, e vetmjaqënuklëviziishtenjëbarakë e vogël, ku ne blenimlapsa, fletore, gomagazeta. AqifAdemiishteshitësiibarakëssëvogël, njëburrëimoshuarishkurtërdhe me flokëtëbardha. Ai ishtengaFilatiiÇamërisë, njëfigurë e njohurdhe me autoritet, veçanërishtmesçamëvetëqytetittëvogël. Popullsiaçameishtevendosurnëpjesënlindoretëqytetitdheqëngariniaimembaj mend dasmatdhedisangaburratlevendëdhegratë e bukura, qëkërcenin me njëelegancëtëveçantëvalletçame.

AqifAdemimëruantegazetën “Zëriirinisë” qëdeltetështunavedheletraren “Drita”. Nuk do ta harrojkurrëportretin e tij por veçanërishtsytë e zgjuardhevështrimin e trishtuartëtyre. Mbaj mend se ai më ka dhënëlibrin e Bilalit “Njerëztërinj, tokë e lashtë”, shoqëruar me fjalët: “Ështëçamkidjalëqë ka shkruarkëtë. Ështëini.” Dhemë pas, sigjithmonë, shtoi: “Bëjuselamtëtuve.”. Librin e Bilal Xhaferit e lexovamenjëherë. Ishtenjëprozë e shkruarbukur, kumesrreshtavetësajherë- herëmëvininzëratëlargët, shumëtëlargëtngalashtësia e Çamërisë por edhe ajo e sotmja. Mbi të gjitha tregimi “Purpuranti” m’u duk më i arriri. Atë e lexoja shpesh dhe kishte pjesë të tij që i kisha mësuar përmendësh…Ishte viti 1966, atëherë kur Aqif Ademi i Filatit më dha këtë libër të vogël, shkruar nga “djali inë”,  Bilal Xhaferi … Nuk e takova asnjëherë Bilal Xhaferin për së gjalli…E takova në fillim majin e vitit 1995 në aeroportin e Rinasit, teksa kthehej nga një rrugëtim i gjatë përmes qiejve. Ishte një rikthim si në baladat çame,  ku shpirtërat zbresin nga qiejt. U përshëndetëm me të si miq të vjetër dhe pastaj me mantelin e purpurt hedhur krahëve, ai mori rrugën drejt Jugut të tij, duke përshpëritur fjalët e “Purpurantit”: “Kur të mbarohen të gjitha… Kur të mbarohen të gjitha…”

KUR TË MBAROHEN TË GJITHA ….

Tregimi “Purpuranti” më zgjoi kujtime dhe më riktheu në vitet e rinisë time të brishtë, delikate,   të qelqtë, që po sendërtohej ngadalë edhe nga rrëfimet e prindërve të mi për Çamërinë, por edhe nga letërsia që lexoja, ku vend të veçantë zinte edhe ajo e shkruar nga Bilal Xhaferi. Ky tregim, nga më të bukurit e prozës shqipe e jo vetëm,  sa herë që e lexon, të duket sikur zbulon vazhdimisht diçka që nuk e ke vënë re më parë. Me një kompozicion dhe rrëfim  klasik e të natyrshëm,  autori mjeshtërisht jep një epokë të tërë ose epilogun e saj dhe prologun e një epoke që po vjen. Ka përfunduar qëndresa 25 vjeçare e shqiptarëve  ose skënderbejada. Tashmë betejat lavdiplote kanë mbetur në kujtesën e shqiptarëve dhe pjesëmarrësve në to. Luftëtarët e mbetur gjallë po kthehen pranë familjeve të tyre. I tillë është edhe Stresi , një nga luftëtarët e gardës së Skënderbeut. Ja vlen të ndalemi e të zbërthejmë veçanërisht dy nga elementet përbërës të këtij tregimi: kohën dhe lëvizjen. Tek “Purpuranti” e ndjejmë kohën në kalim, do të thonte Borhesi. Të ndjesh kohën, rrjedhën e saj ose më saktë ta përjetosh emocionalisht rrjedhën e saj, në letërsi dhe konkretisht në prozë, është mjeshtëri. Këtë e ka bërë Bilal Xhaferi në tregimin “Purpuranti”. Fjala është për kohën dhe hapësirën jo si koncepte filozofike, por letrare metaforike. Dhe po t’i rikthehemi konceptit Borhesian për “kohën që e ndjejmë në kalim” , do të nënvizoja se Bilal Xhaferi emocionalisht e fut lexuesin në rrjedhën e saj. Fillimisht jemi në muzg, pra në një moment të caktuar kohor. Muzgu, ky pikëtakim i fundit i ditës në largim me natën që po vjen, është një nga elementët e shumëpërdorur  në poezi dhe prozë dhe shumë i parapëlqyer nga krijuesit e të gjithë kohërave. Siç duket në këtë çast kohor të papërsëritshëm kemi kohëndaljen dhe kohëndarjen në kuptimin metaforik.Muzgu i “Purpurantit” të Bilal Xhaferit vjen emocionalisht nëpërmjet përjetimeve të personazhit të vetëm të tregimit, Stresit.

Edhe fjalët e përdorura si mugëtirë kaltëroshe, muzgun e qetë etj kanë ngarkesë të veçantë emocionale. Më pas vjen nata. Ajo nuk zë shumë vend në tregim, por lidhet vetëm me kujtimet e Stresit, ndërsa dita përbën pjesën e tretë dhe fundin e tregimit.

Lëvizja është elementi tjetër shumë i rëndësishëm  i këtij tregimi. Nuk është një lëvizje e thjeshtë mekanike, por emocionale . Tregimi nis me këtë frazë:: “ Stresi hodhi mantelin e purpurt në supe dhe përpara se të vazhdonte përsëri rrugën, ktheu kokën për të fundit herë në drejtim të detit.”. Jemi në një pozicion statik. Kemi vetëm dy lëvizje: hedhjen e mantelit të purpurt në supe dhe kthimin e kokës në drejtim të detit. Në harkun kohor të muzgut deri sa arrin nata, lëviz Stresi. Bashkë me të lëvizin peisazhet, hapësirat e paana të bregut të detit: tërë gjiu i Drinit, nga Ulqini deri te Kepi i Rodonit. Më pas shfaqet Lezha e poshtë saj Shëngjini… Pastaj fushat, që nga ajo e Milotit, Mamurrasit Fushë- Kuqja… Pastajkalatë: Preza, Petrela, Kruja. Ky është prologu i fillim lëvizjeve, për t’ia lënë vendin lëvizjeve të tjera, të shoqëruara me kujtimet 25 vjeçare të Epokës Skëndebejane. Tashmë çdo lëvizje dhe hap i Stresit shoqërohet me këto kujtime, por edhe me zëra njerëzor, apo këmbana e kishës e më pas prap zëra njerëzor, që arrijnë kulmin me melodinë e një kënge të lashtë, që siç shkruan autori “shkonte nga teli në tel, nga buza në buzë, nga fyelli në fyell. Fjalët e saj që nuk mbaheshin mend kujtoheshin përsëri, ato që nuk kujtoheshin dot, zëvendësoheshin me fjalë të tjera”.

Nuk e di si mund të tingëllonte teksti, që unë po e quaj “Kur të mbarohen të gjitha”, nëqoftë se do të interpretohej në skenën e çdo teatri shqiptar… Do të duhej forcë interpretuese dhe emocionale, për të dhënë të plotë këtë tekst shkruar mrekullisht nga  autori. Këtu ajo qëquhet energji krijuese, është në kulmin e saj. Duket sikur një forcë tjetër,  ndoshta brenda qenies së shkrimtarit, ka arritur të shkruaj këtë tekst… Ti lexon frazën e fundit të tregimit: “Veshët i buçisnin dhe i dukej sikur dëgjonte akoma këngën e fyellit, që dridhej nëpër jehonat e mijëra këmbanave, nëpër oshtimat e mijëra betejave të kaluara e të ardhme… “dhe kudo që të jesh, të ndjek imazhi i ecjes nëpër shtigje dhe kohëra të tjera të së shkuarës, por edhe të ardhmes. Është Stresi me mantelin e purpurt në supe? Apo Bilal Xhaferi, me të njëjtin mantel të purtpurt që merr rrugën për në Çamëri? Ndoshta të dy, shoqëruar nga kënga e fyellit dhe refreni tronditës:” Kur të mbarohen të gjitha … Kur të mbarohen tëgjitha…”.