Kujdes me sportet dhe me palestrat e sforcuara, sepse rrezikoni zemrën tuaj, nga infarkti kardiak! Një echo-kardiake mos e neglizhoni!

Sporti dhe aktiviteti fizik duhen bërë sipas normave fiziologjike, dhe jo duke shkaktuar hiperaktivitet kardiak!

Për shkak të sforcimit të madh nëpër palestra me orë të tëra, dimensionet e zemrës, kryesisht pompat e zemrës (ventrikujt zmadhohen) dhe në valuvën e aortës nuk shkon gjak siç duhet!

Për shkak se muskulatura elastinike e ventrikujve pëson një zmadhim, pjesa viscerale e ventrikujve merr më shumë gjak, për arsye nuk e dërgon dot sasinë e plotë  të gjakut drejt valvulës së aortës.

Nëse këtë problem nuk e shmangni, atëherë muskulatura tipike e myocardit, mund të hypertrofizohet, dhe zemra juaj fillon që të mos pompojë më gjak ashtu siç duhet.