Tirana Film Office është zyrtarisht pjesë e finalistëve të “Global Production Award”, në kategorinë Emerging Location Award (sponsorizuar nga Dallas Film Commission).

Me vende konkurrente nga e gjithë bota, ndër qindra zyra filmi nga çdo kontinent, Tirana Film Office arrin të përzgjidhet në listën e 5 më të mirëve, duke u bërë pretendente për çmimin fitues.

Ky event i përvitshëm, i cili mbahet në Festivalin e Filmit në Kanë, ka në fokus vlerësimin dhe promovimin e lokacioneve më të përshtatshme për xhirim, si dhe punën përgjatë një viti të zyrave të filmit në vendet respektive.

Në thelb të këtyre çmimeve janë iniciativat, projektet dhe punët e shkëlqyera që vendosin standardet më të larta në stabilitet dhe diversitet, duke siguruar kështu që ekonomitë lokale të përfitojnë nga prodhimet e tregut të tyre.

Tirana Film Office është pjesë e Agjencisë së Industrive Kreative në bashkinë e Tiranës.