Përse?

Pse s’vjen o dit’e mirë,
Pse vallë nuk vjen?
Gjer kur në errësirë,
Mos Zoti të pëlqen?

As hidhe gardhë,
Dhe shpejto pakë,
O dit’e bardhë,
Dhe jakë, jakë.

Se të pres,
Nuk vdes!

Jak’o dit’e uruar,
Që lind nga perëndon,
At’an e ke ndrituar,
E ne pse na harron!

Dritëz e jetës,
Edhe e motit,
Dhe së vertetës,
Dhe gaz i Zotit.

Ndritna,
E zgjohna!

Naim Frasheri