Pirro Minella

….”Me mungon thjesht nje perqafim…!!!”

….Miku im, ne skicat e tua dhe ne bashkebisedimet me ne ju me nje menyre teper inteligjente e “zbertheni” shpirtin e trazuar te gruas qe keni perballe dhe krejt natyrshem, kur e lexojme skicen tuaj vihemi para dilemes:

-Vertet une i kam thene keto?? Jam e sigurte qe ju vetem fabulen, “miellin” jetesor merrni nga ne dhe pastaj inteligjenca juaj e ben skicen tuaj aq jetesore sa qe shumica gjejne si ne nje pasqyre ne dhomen e gjumit grimcat e jetes se tyre.

Faleminderit Miku yne i mrekullushem!!!

Nje foto flet shume, flet per castin qe perjeton ne momentin e shkrepjes se fotografise. Kete foto e bera sot, duke vajtur ne pune, po sy te trishtueshem. Nuk eshte e vertete se meritoj shume, meritoj vetmine. Kete me tha jeta se meritoj. Nuk dua nga kurkush te me mare me te mira. Nuk kam humbur shpresat, mua nuk me mungojne vleresimet.

“Mua me mungon nje perqafim”

Ku jane burrat, Sot bota eshte e varfer per ndjenja. Une jam nje grua qe nuk kam nevoje te me ushqeje njeri. Sa poshte bota

gjynah, tere keta cifte kane fjetur me te gabuarin nje jete.

Kete pishman nuk e kam. Fle me mire vetem, jam krenare e paperkulur ne ndjenjat e ne shpirtin tim.

Per mua: O eshte kjo dashuri, ose nuk e dua fare.

Duhet te jete perjetesi. Ndjenjat e mia jane vlere, por nuk kane cmim, Dhe kurre nuk do ti kosumoja ne trupa pa shpirt

Por ky eshte nje realitet i jetes moderne, ku familjet mbahen pa dashuri dhe dashurine e dhunojne ne emer te familjes. Kur e shihja burrin tim te perpelitej cdo dite, I kam mare doren me dhemshuri dhe i thashe, ik dashurohu. Me lot ne sy I dhashe bekimin Tim, se doja te ishte i lumtur.

Jo, se nuk me dhimbsej vetja ime. Nuk shtyhet nje jete ne ato maredhenje

Sot eshte i fejuar me nje tjeter dhe une jam e lumtur per te, por ai e do, tek ajo gjen vetveten.

Por do force, qe nje grua te bej kete gje,

Po se heq nga shpirti te saj dicka te thelle. Nena ime edhe te vdekur e mban babane tim, ashtu i duket asaj

Prandaj e kam urryer figuren e njeriut posedues.

Kisha pare trishtimin e babes tim te jetonte me dike, qe nuk e kuptonte dhe qe femije i kisha premtuar vetes se une do i lija njerezit te lire. e mora mesimin brenda familjes time.

Femijet per mua jane vepra e artit Tim.

Por Zoti nga Adami nxorri Even Dhe kjo te le te kuptosh se femija i perket jetes. Burri dhe gruaja shoqerues.

……..Burrit i dhemb brinja pa gruan, Gruas gjithe trupi pa burrin……

Thjesht :.”Mua me mungon nje perqafim”……