Poezi nga: Edward Estlin Cummings

Përktheu: Maksim Rakipaj

Do të të prek vetëm me mendje, zonjë,
të prek, të prek e të prek
deri sa ti beftas,
e drojtur dhe paturp të buzëqeshësh.

(Vetëm me mendje kam për të
prekur zonjë). Sa të të prek
dhe kaq.

Lehtë, lehtë, me shumë kujdes,
derisa të bëhesh

poezia që s’po mundem ta shkruaj …