Susan Arnold, e cila ka shërbyer si anëtare e bordit të Walt Disney për 14 vjet, do të zëvendësojë Bob Iger në fund të këtij viti, duke u bërë kryetarja e parë grua e kompanisë 98-vjeçare, njoftoi BBC.

Walt Disney, një nga kompanitë më të mëdha të argëtimit në botë, në historinë e saj 98-vjeçare ka zgjedhur për herë të parë një grua kryetare të bordit.

Siç raporton BBC, Susan Arnold, e cila ka shërbyer si anëtare e bordit të Walt Disney për 14 vjet, do të zëvendësojë Bob Iger në fund të këtij viti, duke u bërë kryetarja e parë grua e kompanisë 98-vjeçare.

Arnold në deklaratën e saj tha se teksa e merr detyrën e saj të re, ajo do të vazhdojë t’u shërbejë interesave afatgjata të aksionerëve të Disney-t dhe mezi pret të punojë ngushtë me shefin ekzekutiv të kompanisë, Bob Chapek.

Bob Iger, i cili dha dorëheqje nga posti i drejtuesit të Disney-t pasi udhëhoqi kompaninë për 15 vjet, ai gjithashtu në fund të këtij muaji largohet nga kryesia e kompanisë.

Susan Arnold më parë ka udhëhequr pozicione ekzekutive në firmën globale të investimeve Carlyle dhe pozicione të larta në disa nga kompanitë më të mëdha amerikane.