Vjosa Osmani dhe Gjon Muharremaj u takuan gjatë ditës së djeshme.

Tashmë gjon Muharremaj është këngëtar mjaft i njohur si n Kosovë ashtu edhe në Zvicër pasi bëri dy vendet krenare në Eurovision.

Ai ditën e djeshme ishte i ftuari i Presidentes, Vjosa Osmani, e cila përmes rrjeteve sociale shkroi fjalë pozitive për këngëtarin shqiptar.

Presidentja e Kosovës, tha se ajo tek Gjoni pa pasion e përkushtim por jo vetëm ajo kishte dalluar se Gjoni kishte atdhedashuri të pastër dhe për këto arsye ai është për t`u admiruar.

“Një bisedë frymëzuese me Gjon Muharremin, që tashmë e tërë bota e njeh si Gjon’s Tears – zëri i mrekullueshëm që qëndron pas këngës Tout l’Univers që bëri bujë në edicionin e sivjetëm të Eurosong.
Tek ai pash një pasion, përkushtim, e atdhedashuri të pastër e për t’u admiruar. Jam e sigurt që këto atribute do të të udhëheqin drejt majave të reja.
Paç gjithnjë suksese, Gjon. Vazhdo të na bësh krenar!”, shkroi Presidentja në mbishkrimin e fotografisë.