Filmi kosovar, “Vera Andrron Detin” i Kaltrina Krasniqit ka fituar grantin kryesor në Festivalin e Filmit ‘Arras’, festival ky që u kushtohet kinemave në Evropë.

Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të këtij festivali në rrjetin social Facebook.

Ky film trajton temën e Verës, jeta e qetë e së cilës prishet nga vetëvrasja e burrit të saj, ku më pas ndiqet nga kërcënimet e personave që pretendojnë se shtëpia e saj në fshat iu takon atyre.