Tre yje,

Të  nisa këtë mbrëmje,

Të parin,

Për të trëndafiltën

Buzëqeshjen tënde.

Të dytin,

Për ëmbëlsinë

E puthjes tënde.

Dhe për përqafimet tona,

Si një stinë e gjatë vere,

Një të tretë!

Dhe.. nëse prej gjumit,

Qepallat të rëndojnë,

Në netët

Që shkuan

Pa na njohur kurrë,

Yjet që të nisa,

Dhe siluetat tona,

Si një far ndriçues

Mbaji brenda vetes,

Si aromën e panjohur

Të një luleje erëmirë.

Alba Dajlanaj           Tetor 2021.