Shpëton kameramanin që po binte nga treni gjatë xhirimeve të filmit “Mission Imposimble 7”

Ylli i filmave Tom Cruise dëshmoi se ai nuk është vetëm një hero aksioni në ekranin e televizionit  ndërsa nxitoi të ndihmonte një kameraman i cili humbi ekuilibrin në majë të një treni në lëvizje gjatë xhirimeve të skenave për “Mission Imposible 7” në hekurudhën e North Yorkshire Moors.

Aktori kryesor, 58 vjeçari Cruise , pa që kameramani ishte në telashe gjatë xhirimeve dhe u hodh në aksion. E  ka kapur atë nga dora  në mënyrë që të mos  binte më poshtë vagonit dhe e tërhoqi kameramanin lart shkruan DailyMail.

Tom, luan spiunin Ethan Hunt në filmin që po xhirohet, dhe është  bashkuar me ‘të dashurën’ e tij Hayley Atwell, 39 vjeçe, ndërsa çifti filmoi skena të guximshme që përfshinin vrapimin në majë të lokomotivës tek sa ajo udhëtonte. Tom, gjithashtu mbante veshur një jelek sigurie për t’u mbrojtur nga ndonjë incident.

Ndërsa Hayley dukej me stil për xhirimet e filmit teksa, ishte veshur me një këmishë të bardhë me jakë të hapur, të cilën e shoqëronte me një jelek gri dhe pantallona të përshtatshme.