Në edicionin e 10-të të Festivalit Tradicional të Komedisë, “MITROVICA IN FEST”që do të mbahet nga 9-13 shtator 2019 në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, në mesin e shumë Teatrove profesionale, nuk do të mungojë as Teatri i Tetovës. Ekipi i teattrit të Tetovës natën e dytë të Festivalit 10 shtator ora 19:30 do të shfaq komedinë ” JASHTË BIE BORË ” nën regji të QENDRIM RIAJNIT.