Agim Bajrami

Ata vijnē çdo mbrëmje , me hapat e mpirē
Nē dimēr ,nē verē dhe pranverē
Të verbër tērē jetēn ,të dy nēnē e bir
( Kafenenē se ndërrojnē asnjëherë )

Të shuar vështrimet ,pa yje dhe hēnē
Por ata e dinë mirē , se nga shkojnē
Tryezën e tyre nē heshtje e zēnē
Dhe kafen e vakët gjerbojnē

Tē ndarē si me mur me klientët e tjerë
Diç flasin me zē pēshpëritës
Një ishull mes tyre krijojnë pa u ndjerë
Që rrihet pa fund prej baticēs

Shpesh herë pyes veten, si ndodh që gjithmonē
Ata nuk gabojnë kurre tryezē ?
Një mëndje mē thotë, se dikush i ndihmon
Njē diell nën qepalla , i’u ndez

Kamarierët me emra i therrasin nga larg
( Ndonjëherë dhe me zëra shpotitës )
Por mua mê ngjajnë si dy engjej pa fat
Pêrzënë nga parajsa e dritës

Ata vijnē ngadalë, me hapat e mpirē
( Të lodhur, rrëgjuar nga vitet )
Kafeneja nē çast sikur ndihet më mirē
Dhe drita në të , sikur rritet