Nuk ka vallëzim modern më të famshëm dhe më të vështirë se tangoja argjentinase. Ndoshta nuk ekziston muzikë në Evropë që përfaqëson kaq mirë ndjenjat dhe kulturën e një populli, nostalgjinë e të shkuarës apo shpresën për një të ardhme. Tango për argjentinasit është “një mendim i trishtuar që vallëzon”, – siç guxoi ta përkufizojë poeti Enrico Santos Discepolo. Duke iu referuar origjinës së kësaj muzike rioplatense janë bërë interpretime të ndryshme dhe çdo banor që takoni në Buenos Aires do të betohej se tango ka lindur në lagjen e tij.