Festivali Ndërkombëtar i Kitarës në Pejë këtë të enjte hap edicionin e saj te gjashtë me radh në qytetin e Pejës.

Kush do të triunfoj me cmimin “Ehat Musa” ?
Edicioni i 6-te si pjesëtare e platformës më të madhe për Kitare Eurostrings, do të filloj me 18 nëntor dhe do të vazhdoi deri më 21 nëntor 2021.  Nën llupen e vlerësimeve të jurisë profesionale do të jenë mbi 40 garues nga e gjithë bota.  Lutieri i njohur grek, Giannis Paleodimopoulos do ta dhurojë një Kitarë punë dore për fituesin e garës në kategorinë e 5të e cila kap vlerën e 6 mijë euro. 

Tingujt e kitarës klasike nga Francisco Luis,  emër premtues i gjenerates së re do ta bejnë hapjen e edicionit te 6-të të festivalit këtë vit. Megjithëse pa pranin fizike të publikut koncerti do zhvillohet online, duke filluar nga ora 20:00 ditën enjte me 18 nentor. 
Festivali, por edhe të gjitha koncertet do të zhvillohen online për shkak të masave anticovid të gjitha aktivitetet e festivalit do të mund të ndiqen nëpërmjet llinkun në kalnalin e youtube si në vijim: https://www.youtube.com/user/bez62mek por edhe nëpërmjet faqës  së festivalit në Facebook dhe në faqen e Eurostrings.   
Nën udhëheqejën dhe vlerësimin e kitaristëve të njohur klasik vendas dhe ndërkombëtar, do të përzgjidhen kitaristët më të mirë në kateori të ndryshme sipas moshës.
Nën llupen e vlerësimeve të jurisë profesionale do të jenë mbi 40 garues nga e gjithë bota.  
Ndërkohë, sipas njoftimeve të organizatorëve do të jenë gjithsej 6 kategori, kategoria Mini, kategoria 1,2,3,4, si dhe kategoria 5 ku është ni age limit, e cila është në kuadër të platformes EuroStrings.  
Vlen të theksohet se juria do të përbehet nga profesor dhe gitarist të shquar në krye me kitaristin e njohur kosovar Ehat Musa duke vazhduar me pjestarët e tjerë të jurisë sic janë:  Thomas Offermann, Xhevdet Sahatxhija, Marko Feri, Alejandro Córdova,  Aysegul  Koca, Stefan Trifan, Erhan Mujka, Darko Bageski. 
Lutieri i njohur grek, Giannis Paleodimopoulos do ta dhurojë një Kitarë punë dore për fituesin e garës në kategorinë e 5të. Nga ky viti festivali është nën ombrellën e platformës më të madhe të festivaleve të kitarës “Eurostrings”.  Përveç garuesve në 5 kategori dhe mini kategori, do të shfaqen edhe katër koncerte fantastike, të cilat mund ti përcjellni në kohë reale nga faqja e festivalit sipas këtij programi të publikuar.  
18.11.21 Francisco Luis (Portugali)
19.11.21 Agron Peni Trio (Kosovo)
20.11.21 Lovro Peretić (Kroaci)
21.11.21 Petrit Çeku (Kosove, Kroaci)
Çmimi kryesor i festivalit nw kategorinw e V-të do të mban emrin e kitaristit të famshëm pejan, Ehat Musa.  Kitaristi fitues do tw fitoj edhe 1000 €, një kupë, diplomë dhe medalje; kitarë në vlerë 6000 euro nga lutajo Giannis Pa-leodimopoulos (Gregi); D’Addario Large Gift Bag + Koncert në Peja International Guitar Festival 2022, Ndwrkohw  shpërblimi i dytë – 300 €, diplomë dhe medalje; D’Addario Small Gift Bag, Shpërblimi i tretë – 200 €, diplomë dhe medalje; D’Addario Small Gift Bag.