Sonte, 8 tetor fillon edicioni i dytë i festivalit ndërkombëtar të romanit grafik “GranFest”. I njëjti do të zgjasë deri më 10 tetor.

Ceremonia e hapjes së “GranFest” do të mbahet në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare, me fillim nga ora 19:00.

Këtë vit pjesë e këtij festivali do të jenë artistë të ndryshëm ndërkombëtar si: Aude Mermilliaud, Salome Joly, David Prudhomme, Stefano Casini, Sonia Dechamps, Judith Vanistendael, Lilie Sohn dhe të tjerë.

Të gjithë artistët pjesëmarrës janë fitues të çmimeve të ndryshme ndërkombëtare e gjithashtu, edhe librat e disa prej tyre do të botohen nga “GranFest” dhe do të prezantohen në këto netë.