Romancieri nga Tanzania, Abdulrazak Gurnah, është shpërblyer me Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2021.

Akademia Mbretërore e Shkenca e Suedisë njoftoi se këtij shkrimtari çmimi i është ndarë për “depërtimin e pakompromis dhe të dhembshëm të efekteve të kolonializmit dhe fatin e refugjatëve në gjirin detar mes kulturave dhe kontinenteve.”

I lindur në Zanzibar më 1948, Gurnah kishte arritur në Angli si refugjat në vitet e gjashtëdhjeta. Ai është autor i dhjetë romaneve dhe i disa rrëfimeve të shkurtra. Ai ka qenë profesor i Letërsive Angleze dhe Paskoloniale në Universitetin e Kentit, deri para pensionimit.

Në të kaluarën, çmimin prestigjioz e kanë fituar edhe romancierët si Ernest Hemingway, Gabriel Garcia Marquez e Toni Morrison, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ditë më parë, Çmimi Nobel është ndarë edhe për fizikë e kimi. Shuma që e merr fituesi është 10 milionë krona suedeze ose rreth 1 milion euro.