Një roman që trajton persekutimin e hebrenjve në Gjermani në 1938 por që u harrua për 80 vjet, është bërë së fundmi pjesë e listës bestsellerëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Pasagjeri i Ulrich Alexander Boschwitz flet për një burrë hebre i cili, ashtu si autori, përpiqet t’i shpëtojë ngritjes së regjimit nazist.

Romani u rizbulua në 2018 pasi mbesa e autorit e gjeti dhe ia tregoi një redaktori.

Libri ka marrë komente të jashtëzakonshme dhe  ka hyrë në listën e Sunday Times për 10 librat fiksion më të shitur.

Botimi në Britani shiti thuajse 1800 kopje javen e kaluar duke e vendosur të 10-tin në listë.

Romani është shkruar në javët pas Kristallnacht (Nata e Qelqit të Thyer, e njohur gjithashtu si Pogromi i Nëntorit), shpërthimi i dhunës masive kundër hebrenjve në Gjermani dhe Austri në nëntor 1938.

Ai tregon historinë e një biznesmeni hebre të quajtur Otto van Silbermann, i cili dëgjon një trokitje në derën e tij nga nazistët Storm Troopers dhe shpejt e kupton se duhet të ikë.

Ai dhe gruaja e tij i fusin të gjitha paratë e tyre në një valixhe dhe përfundojnë duke hipur tren pas trenit në të gjithë Gjermaninë ndërsa përpiqen të shpëtojnë.

Vetë Boschwitz ishte larguar nga Gjermania tre vjet më parë pasi u miratuan ligjet antisemitike.

Libri i tij u botua në SHBA dhe MB përkatësisht në 1939 dhe 40, por nuk mori vëmendje. Autori vdiq në 1942 në moshën 27 vjeç kur anija me të cilën po udhëtonte u bombardua nga gjermanët.