Kushtuar viktimave të pafajshme,që u dogjën gjallë në spitalin e Tetovës.

Merita Abazi

Këmbanat bien..

Hej, a i dëgjoni thirjet…dhe zilet që cingërojnë…

Zëra të nëndheshme, thërrasin, duke u pështjellë në shakullimën e tmerrit nëntokësor: a na harruat ne të djegurit n’atë ferr të spitalit…nuk ishim të mallkuar, jo…

Ishim vetëm të sëmurë,

Kërkuam shpresën që nuk vdes…

Po, ajo e para u shkri, pas saj ne… na harruat?

Këtu ku jemi, toka zien… mallkimet oshëtijnë…sa e donim jetën, diellin, mos donim shumë?

Kërkuam jetë, shërim, gjetëm zjarrin e tërbimit, ç’njerëzoren, vdekjen.

Hej, zilet cingërojnë… Këmbanat japin alarmin: Të dashurit e mi, ju , humanistë e paqedashës, shpëtoni…

Ju shpirtngulfatësh shëroni plagët…mendjen, ndërgjegjen, e dëgjoni zhuzhurimën e zjarrit?

Zërat kumbues …klithin, qielli qan. Ndërgjegja rrokopujë, e ju mbllaçitni, o mëkatarë!

Xixat djegin, përcëllojnë,

Jo ju, njerëz të mirë, jo!

Nepsi i përbindëshave, të zjarrit në tokë, gjallëron.

. Hej ju gjuhëhustrat, na dëgjoni? Dasma e mortit mbaroi…për ju bien këmbanat!