“Për takimet e sivjetme letrare “Azem Shkreli”, janë paraqitur, pa ftesa nga këshilli organizativ, në konkurrencë për poezinë më të mirë, 107 krijues letrarë. Ka ndodhur që të jenë mbi 100 veta edhe me ftesa, por të paraqitur me njoftim, deri tash në asnjërin edicion të takimeve, asnjëherë nuk ka ndodhur të kemi mbi 100 konkurrues. Kjo është hera e parë që në këto takime kemi mbi 100 konkurrues të vetëparaqitur. Ky është rekord i takimeve”, ka thënë Aver Husaj, anëtar e Këshillit Organizativ i Takimeve që planifikohet të mbahen më 23 e 24 maj/koha.net/