RECENSË Nga: Fitim Nuhiu Librave me poezi të poetes Hyrije Jusufi nga Presheva që jeton dhe vepron në Zvicër: KTHINAVE TË JETËS (2019) dhe RILINDUR NËPËR STINË (2020)…

Lexuesi që në faqet e para e vëren formimin e gjërë artistik dhe letrar përmes vargjeve poetike me një stil të bukur estetik, me një gjuhë të pasur e të pastër, që hap horizonte e botëkuptime të të menduarit dhe të imagjinatës teksa lexon poezitë e saj. Tek libri i parë shihet se autorja ka shkruar poezi të thuash autobiografike, pa pasur kompleksin të fshehë diçka nga ‘privatësia’ e saj.

Poezitë e saj të ngjajnë sikur letra të padërguara, (mëpas të djegura) që i ka shkruar për dashurinë e saj por që nuk dëshiron që ai t’i lexojë, nga frika se mund t’i keqkuptojë, kuptohet që është zhgënjyer nga ai dhe rrethanat jetësore e kanë ndarë edhe pse dashurinë e kanë akoma në mes. Shihet se këtë ndjesi e ka vuajtur shumë dhe ato “letra” i bën publike për lexuesit në mënyrë që të shfaq plagën e saj që akoma kullon gjak…

Poezitë e saj janë vargje që na shpërfaqin dramën e jetës së saj (personale) dhe se në fund autorja bukur e thotë: poezitë janë ngushëllimi im për këto vuajtje jetësore. Pajtohem me thënien e redaktorit Bedri Dula kur thotë për librin e autores: Arti është udha më fatlume që shëron plagët e shpirtit dhe krijon një botë të pasur si thesar që poetja H.J. përmes penës shpërndan këto thesare për botën njerëzore, për fisnikërinë dhe forcën e një femre.

 Autorja e ka gjetur rrugën për t’i shëruar plagët e saj përmes katarsis së saj, përmes vargjeve poetike (edhepse disa me mllef) dhe i ka bërë vepra të mirëfillta artistike për lexuesit.

Po ndaj disa vargje që më kanë impresionuar:

 -Jetën e tragjedisë nuk do t’ia falja as hasmi

t Dhimbjen ia fala gurit.

 (fn- Ngurtësim dhimbjeje)

 -Ngrohtësia e shpirtit avulloi lotin.

amaneti nënës:

-Shtegtimeve të jetës bija ime

 Puno e dhuro veç dashuri.

 -Ti nuk ishe poe

t Por me fjalë poeti më ngushëllove.

 -por Dielli nga terri s’ka pjellur. –

Poezia: ILUZION

 Aq fort më përqafoi vetmia

Kur të humba ty

Nga forca e saj e madhe

Njoha vetveten

 Fillova ta dua

Ta çmoj

Njoha durimin

Dhe në këtë rrugë

Do të qëndroj Dhe…

Më për asnjë njeri

Nuk do të trishtohem.

 -Poezia: DITË NËNTORI

 Në këtë ditë nëntori lë gjethet nën këmbë

 Eci kujtueshëm

 Deri te kafeneja e preferuar e pjesës së qytetit tjetër

Mënjanë rrahë kambana e kishës gri

 Në krahun e kundërt rrotullohen akrepat

 E premtja është lutja ime e vjetër.

(fn- Sa me madhështi stolis ndërthurjen e besimeve dhe mbi të vendos ‘Nëntorin kombëtar’ si prijës i besimeve dhe harmonisë ndërfetare)

Librin e parë e përfundon duke i dhënë fund mllefit dhe frustrimeve të saj me një poezi shumë shpresëdhënëse: “gjithçka duhet nisur nga e para” dhe me librin e dytë e dëshmon se ia ka dalë në jetë dhe ka gjetur rrugën e jetës, ka gjetur veten e saj, shkëlqimin e saj, ku e ka tejkaluar poezinë (“personale”) e librit të parë dhe flet për poezi dedikuese, për kombin, atdheun, dashurinë e përjetshme (jo domosdoshmërisht konkrete), e tematika dinjitoze, që fisnikëron një njeri të sotëm.

Ju rekomandoj t’i lexoni dhe të pasuroni dhe fisnikëroni shpirtërat e juaj artistik.