Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po korrë suksese të mëdha në muzikë.

Krahas kësaj, ajo tashmë prej muajsh ka njoftuar se do të bëjë debutimin si aktore në filmin e ri të titulluar “Queenpins”.

Krijuesja e shumë hiteve së fundmi ka shpërndarë në rrjetet sociale trailerin e filmit, në të cilin po ashtu shfaqet në një pjesë me flokë të zeza e me një pamje krejtësisht tjetër.

Artistja me prejardhje nga Dibra ka thënë se ndihet e entuziasmuar me filmin në të cilin ajo luan përkrah aktorëve të famshëm të Hollywood-it si: Vince Vaugn e Kristen Bell.