Eduart Veli

Më surprizove sot, Rifat Ismaili.

Poeti i fjalës ,aromë trëndafili.

Poeti me zemër të madhe ,si deti .

Urime nga unë Edi ,miku e poeti !

Është bukur ,kur të vlerësojnë.

Se për pak krenari ,sot jetojmë !

Në këtë mëngjes ,u ndjeva i lumtur .

Na e solle Çamërinë, si zonjë të bukur !

Sot poet ,na solle pak aromë Çamërje.

Fjala në gojën tuaj,oh sa të ka hije!

Fjala juaj është oksigjen ,është vetëtimë.

Na e solli si nuse të re, nënë Çamërinë!

Sa lezet ka fjala poet,në gojën tënde.

Sot më lumturove ,më le pa mendje!

Sa shumë poetë Çamë ,ka anë e mbanë!

Me zë të lartë e krenari themi “Jemi Çamë”!

Faleminderit miku im, poeti Rifat Ismaili.

Në fjalën tuaj cicërima zogjsh, nga pylli.

Poezia juaj poet ,Galaktikat i pushtoftë!

Në zemrat e njerëzve,diell ,mirësi, bekoftë!

Nga Ksamili i bukur ,ju them faleminderit.

Fjala juaj poet ,ka gjithë ngjyrat e Ylberit!

Poeti dhe miku im Rifat, je shumë njerëzor

Fjala juaj ndrin,ndriçoftë hapësirat si meteor !