Katër partitura të kompozitorit polak, Frederic Chopin, nga koleksioni i bibliotekës polake ”Jagiellonian” do të përfshihen në listën kombëtare të programit “Kujtesa e botës” e UNESCO-s, njoftoi biblioteka.

“Partiturat formojnë një bazë editoriale dhe një material të vlefshëm kërkimor. Ato dokumentojnë veprimtarinë muzikore të Frederic Chopinit, kompozitorit më të madh polak dhe një prej kompozitorëve më të rëndësishëm në historinë e muzikës”, komentoi biblioteka ”Jagiellonian”.

Komiteti polak i programit të UNESCO-s, i udhëhequr nga drejtori i Arkivave të Shtetit, Pawel Pietrzyk, në të cilin ulen përfaqësuesit e bibliotekave më të mëdha polake, arkivave dhe qarqeve akademike, çdo vit zgjedh elementet për listën polake të programit të UNESCO-s.

Elementet e një rëndësie themelore për historinë, kulturën dhe identitetin kombëtar nga arkivat, bibliotekat dhe muzetë polakë që do të shtohen në listë, do të shpallen zyrtarisht më 10 qershor në pallatin ”Belweder” në Varshavë. atsh