Odat karakteristike të Shkodrës u ndërtuan për të qenë të veçanta në çdo kohë.

Odat karakteristike të Shkodrës, thesare të trashëgimisë u prezantuan në një ekspozitë fotografike në Shkodër në kuadër të ditës ndërkombëtare të monumenteve.

Odat karakteristike të Shkodrës u ndërtuan për të qenë të veçanta në çdo kohë.

Të mbushura me detaje dhe elementë, brenda ruajnë thesare të historisë së qytetit dhe familjeve që kanë banuar në to.

Fotografja Rozafa Shpuza i prezantoi ndryshe përmes ekspozitës  “Odat n’Odë”.

Në fokus portat, oxhakët, orenditë, apo qilimat tradicional shkodranë, nga banesat e  Pashko Vasës, Jubanëve, Çekejve, Oso Kukës, Mukejve dhe Bekteshëve.

Pasuri e pamata e trashëgimisë jo vetëm të një qyteti.

Por pronarët e shtëpive karakteristike që kanë mbetur nuk e kanë të lehtë për t’i ruajtur.