Grupi italian Maneskin fitoi festivalit europian të këngës dhe sipas traditës është pikërisht vendi nga vijnë fituesit që organizon kompeticion e radhës.

Por nuk do të jetë Roma, qyteti italian, ku do të mbahet finalja e Eurosong 2022 pasi teknikët e EBU refuzuan disa prej sallave.

Kështu, pas shumë përpjekjesh dhe propozimesh është arritur në përfundimin se do të jetë Torino që do të organizojë “Eurovision Song Contest” për vitin 2022. Zyrtarizimi pritet në orët në vijim.

Autoritetet lokale në Romë kishin propozuar Pallatin e Sportit si vendin ku mund të organizohej Eurosong 2022, por teknikët e EBU që merren me organizimin e eventit refuzuan duke thënë se nuk përmbushte disa nga kushtet e nevojshme.