Nga Gladiola Jorbus

  Që kjo dashuri të na strehonte

në një kohë pa kohë…

Si Shehrezadja rrëfeva,

histori të pafundme.

Për një mijë e një net radhazi…

Të rrëmbeva, mbi një tapet magjik.

E së bashku fluturuam

 mes resh të kaltra, rozë e vjollcë.

Malet u shkërmoqën.

Oqeanet u zhdukën.

Vullkanet u shuan.

Veç dashuria mbeti

në gishtërinjtë e tu,

të mjaltshëm e thumbues njëherësh.

Hënën gjurmuam si parajsën e humbur.

Dhe qielli…u përndez brenda nesh.

Apokalipsi biblik u struk,

pas emblemës moderne

të fundit të botës.