‘Licencë për të vrarë’… por vetëm nga kavilja e lartë! Daniel Craig u shfaq në festivalin e filmit në Toronto me një kostum të zi elegant, kravatë dhe atlete! Nuk kaloi pa u diskutuar kjo përzgjedhje e aktorit të famshëm, i konsideruar si ndër ‘James Bondët’ më të suksesshëm deri tani.

Ndërkohë në qytetin e bukur italian të Maters po përgatitet shesh-xhirimi i filmit të 25-të mbi agjentin më të famshëm sekret të botës.

Filmi i ri “No Time to Die“ do ta sjellë për herë të fundit Craig si 007, ndërsa rikthen bukuroshen franceze Lea Seydoux.

Aktori britanik mbërriti në Bari me një avion privat nga Kanadaja dhe prania e tij, u shndërrua në një magnet të vërtetë si për banorët e Materës së shpallur kryeqytet i kulturës evropiane, ashtu edhe për turistët të cilët u desh ndërhyrja e autoriteteve që ti mbanin larg shesh-xhirimit.

Pas shume ngurrimesh, Craig e konfirmoi në vitin 2017 se do të kthehej për herë të pestë dhe të fundit si agjenti sekret 007. Filmi i ri do ta tregojë Bondin teksa shijon një jetë të qetë në Xhamajka pasi është tërhequr nga shërbimi aktiv, por kjo derisa shfaqet miku i tij i vjetër, Felix Leiter, i cili i kërkon ndihmë./TCH/KP/