Momenti është i sëmurë dhe sfidues,

bota po mbaron dhe po humbet.

Në shtëpinë time – asgjë e habitshme,

përveç një dege të njohur, të zgjatur

siluetë e paftuar në dritare.

Ai është i paduruar, kënga e erës e ka pushtuar,

për verën që vjen, për gëzimin, për bletët dhe parfumet,

troket me duart e gjelbërta kyçet e tij.

Do t’ i shtojë mëngjesit, pëllëmbët e tij me lëng,

ngjyrat e saj të mermerit shandan,

qirinjtë e artë do të ndizen …

Të shushatur, gjejnë ndryshime në dizajn

nga lënda e ngurtë e dimrit – një fuqi e re e pakorruptueshme,

dëshmon një transformim të madh.

Përsëri kërkoj dhe pyes veten,

Pa kuptuar pse:

‘’Nëse Zoti do të lejonte Marinë

që në vend të një djali të krijonte, – një vajzë,

cili do të ishte emri i saj? “

KASTANIA (Gështenja) është ikona ime e artë,

lutja e shpirtit tim në dritare.

Bota është ndalur para fotografisë –

mbi pemë kanë zbritur

një tufë engjëjsh të bardhë.

RADA DOBRIYANOVA – Poete bullgare, e diplomuar në Letërsi Franceze pranë Université Sorbonne-Paris-Cité. Prej disa dekadash jeton në Malmo, Suedi.

Përktheu: Gladiola Jorbus