Laurence Des Cars është emëruar drejtoresha e re e Muzeut të Louvre në Paris me vendim të shpallur nga Presidenca e Francës.

Muzeu më i vizituar në botë, për herë të parë në historinë e tij do të drejtohet nga një grua, shkruan The Guardian.

Des Cars pas punës së saj katërvjeçare si drejtoreshë e Muzeut Orsay do të marrë detyrën e re nga 1 shtatori.