“Toyota Supra” ngjyrë portokalli, i përket vitit 1994 dhe u shfaq në filmin “Fast and the Furious” në vitin 2001, si dhe në vitin 2003 “Fast Furious 2”, deklaroi shtëpia e ankandit “Barrett-Jackson”.

Makina e drejtuar nga aktori Paul Walker, në pjesën e parë të filmit “Fast and Furious”, do të dalë në ankand në Las Vegas muajin e ardhshëm.

Barrett-Jackson thotë se “dokumentacioni i gjerë dhe një certifikatë e vërtetësisë tregojnë se makina ishte përdorur për shkrepje të shumta të brendshme dhe të jashtme në filma”.

Makina është një model fabrike me një motor me gjashtë cilindra të linjës turbo, dhe me një kambio automatike me katër shpejtësi.

“Makina u ndërtua nga Eddie Paul në “Shark Shop në El Segundo, CA”, për filmin e parë, sipas shtëpisë së ankandit.

Makina do të jetë në shitje, si pjesë e ankandit të Barrett-Jackson me 17-19 qershor të këtij viti në Las Vegas.

Aktorët Vin Diesel dhe Paul Walker kanë skena në këtë makinë nga filmi i vitit 2001.