Filmi më i ri për Steve Jobs me regji të Danny Boyle vjen në vëmendje me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së tij. Filmi biografik gjurmon jetën e themeluesit të famshëm të Apple dhe iPhone, duke rrëfyer momentet kritike. Jobs luhet nga Michael Fassbender, ndërsa bashkë-protagoniste është Kate Winslet, në rolin e Joanna Hoffman. Po kush është Joanna? Ajo është njeriu që ka qenë gjithmonë përkrah Steve Jobs. E lindur në Poloni në 1953-shin, Joana studioi antropologji dhe u diplomua nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT). Ai më vonë ndoqi një doktoratë në arkeologji në Universitetin e Çikagos, të cilën nuk arriti ta përfundojë për shkak të revolucionit iranian (do të duhej të shkonte në Iran për të marrë pjesë në disa gërmime).

Në fund të viteve 1970 u takua me Jef Raskin, ekspertin e kompjuterit që filloi projektin Macintosh, me të cilin pati një bisedë se si kompjuterët mund të përmirësojnë jetën e njeriut. Ishte ai që e bindi Hoffman të aplikonte për të punuar në Apple. Në vitin 1980 filloi të punonte në projekt së bashku me themeluesit, Burrell Smith, Bud Tribble dhe Brian Howard, si zyrtare marketingu. Më vonë ajo u bashkua me Jobs, në NeXT. Në vitet 1980 ajo punoi krah për krah me bashkëthemeluesin e Apple, Jobs, dhe konsiderohej si e vetmja në kompani që dinte të bashkëvepronte me të. Për dy vjet rresht, fitoi çmimin e vendosur nga punonjësit (që Jobs e konsideroi shumë qesharak) si ‘personi që i rezistoi më mirë Jobs’. Në 1984 ajo ishte protagoniste e lançimit të kompjuterit të parë Macintosh. Nëse nuk e ke parë ende filmin, shikoje!