Lindita Arapi

Përtej xhamit të ngrysur si ditë shiu,

kur unë pi cigaren e kafen e pagdhirë,

me duart e mia të zeza,

që kanë filluar të dridhen shpesh,

një kuti e flakur përjetësisht në një cep,

për të më kujtuar,

se kufoma ime mes lulesh

po laget në shi,

e vetmuar.

Kalimtarët e shohin si të panjohur në rrugë.

Të huaj.