Galeria e Arteve në Tetovë organizoi “Koloninë Artistike 2021″ me çka shtoi edhe një perlë në vargun e  Ekspozitave Kolektive të organizuara tradicionalisht në suazat e evenimenteve ndërkombëtare.

Në hapësirat e Galerisë së Arteve Tetovë u ekspozuan 24 punime të teknikave të ndryshme me tema dhe porosi të ndryshme.Këtë vit Kolonia Artistike u mbajt në qendrën turistike në Kodrën e Diellit ku artistët krijuan vepra me teknika të ndryshme, të inspiruar nga bukuritë e mrekullueshme të Malit Sharr.
Numri i madh i artistëve me zë nga vendi dhe rajoni tregon për rëndësinë e Kolonisë dhe traditën që Galeria e Arteve në Tetovë e ka krijuar ndër vite duke organizuar koloni të suksesshme me çka kontribuon në pasurimin e jetës kulturore dhe artistike të Tetovës, dhe jë vetëm.


H.L.I.