Tre kitaristë nga Kosova, Hef Emini tetë vjeç, Ledion Halitaj nëntë veç nga Prishtina dhe Lis Mustafa nga Prizreni, kanë rrëmbyer çmimet kryesore të Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës “Tremolo 2021` në Maqedonin e Veriut.

Nën përkujdesjen e vazhdueshme të mësuasit të tyre Erhan Mujka në Shkollën e Muzikës,  Artit dhe Baletit “Beethoven” në Prishtinë,  të dy kitaristët e ri sollën në shtëpi gjithsej tre çmimet kryesore në një konkurrencë ndërkombëtare. 

Ledion Halitaj është vlerësuar me vendin e parë në dy katergori ndërkohë Hef Emini ka zënë vendin e dytë në kategorinë  e grupmoshave deri në 9 vjet. 

Ndërsa Lis Mustafa nga Prizreni ka marrë vendin e parë nga kategoria tre.

Juria e festivalit Tremolo 2021është përbërë nga profesionistë nga  Maqedonia e Veriut, Kroacia, Bullgaria, Kosova dhe Serbia.