Rabije Kryeziu / RTK

Në ambientet e Qendrës Turistike Rurale- Bujtna Nora, në Zym të Hasit u promovua libri “Motivet në veshjet popullore të grave të Hasit” (katalog), i autorës Arbnora Kolgjeraj Rexhaj.

Njëkohësisht në këtë event kulturor u shënua edhe 52 vjetori i themelimit të Ansamblit Etno-kulturor “Katarina Josipi” e Zymit të Hasit, raporton RTKlive.

Të pranishëm ishin studiues, shkrimtarë, kritikë letrar, dashmirë të librit dhe të trashëgimisë kulturore.

Pjesë e panelit ishin autorja e Arbnora Kolgjeraj Rexhaj, profesor Dr. Arsim Canolli, nga Universiteti i Prishtinës, Departamenti i Antropologjisë, publicisti e shkrimtari Frrok Kristaj, nga Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi.

Sipas autorës katalogu paraqet një dokumentimin dhe prezantimin i emërtimeve dhe simboleve të ornamentikës në veshjet popullore të grave të Hasit, si dukuri të veçanta artistike të zbukurimeve në artin e zbatuar popullor, që sot si emërtime dhe simbole janë të rrezikuara të fshihen edhe nga kujtesa popullore. 

Qëllimi i këtij katalogu është dokumentimi i motiveve në veshjet popullore të grave të Hasit, si një pjesë e trashëgimisë shpirtërore e cila rrezikon të zhduket pa u dokumentuar. 

Profesori nga Universiteti i Prishtinës, depatarmenti i Antropologjisë, prof. Dr Arsim Canolli, ndër të tjerash theksoj se katalogu vjen si një freski, sepse nxjerr në pah larminë e ornamentikës së qëndisur në veshje, kryesisht në veshje të vjetra, ku shprehen vlerat e asaj krahine të pasur me rite, doke, shprehje, lojëra, praktika e energji të theksuar kulturore.

“Këto motive, figura e simbole bëhen cytëse e inspiruese për t’i njohur, rivitalizuar e gërshetuar motivet e vjetra popullore shqiptare në artin, dizajnin, ilustrimet, dekorimet, arkitekturën e kulturën e përditshme sot”, tha Canolli.

Shkrimitari dhe publicisti, Frrok Kristaj theksoj që formimi i Shoqërive kulurore-artistike të Hasit dhe manifestimeve si “Takimet e Gjeçovit” dhe Festivalit Folklorik “Hasi Jehon”, ndikuan që tradita e punimit të veshjeve të Hasit të ruhet deri mësot. Andaj, ky katalog vjen si një pasqyrim shumë i mirë i veshjve të grave të Hasit si tërësi me të gjitha elementet përbërëse të saj. 

Katalogu përmban 156 faqe me 276 fotografi. Realizimi i katalogut u mundësua dhe u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit