Bashkëbiseduesi i Mark Simonit, Giacomo Francesco Baldissera, nuk është i rastësishëm. Ai ka në pronësi botimin e parë të biografisë së Skënderbeut, rreth 1510 “Historia de vita etgestis Scanderbegi Epirotarum principis”, shkruar nga Marinus Barletius (Marin Barleti), përcjell mapo.

I lindur në Venecia më 1952, mban titullin Doktor në Shkencat Politike që në vitin 1974. Aktualisht jeton në principatën e Monakos, por lëviz herë pas here në Venecia.

-Shumë kohë përpara se të takoheshim, kam dëgjuar për ju dhe njohuritë tuaja, prezantim ky, përmes mikut tonë të përbashkët, bibliotekistit Tom Lucaj (Cara). Gjithashtu kam mësuar nga bisedat me ju, për afeksionin që keni për Shqipërinë, historinë tonë, si dhe për trashëgiminë tonë kulturore, të cilën e ke mësuar nëpërmjet librave, një pjesë e të cilëve i keni dhe në fondin e bibliotekës suaj.

Mund të ndani disa detaje me lexuesin tonë rreth dokumentave historik mbi Shqipërinë të cilave iu jeni referuar?

Libri themelor për Shqipërinë në bibliotekën time është Botimi i parë i biografisë së Skënderbeut, rreth 1510 “Historia de vita etgestis Scanderbegi Epirotarum principis”, shkruar nga Marinus Barletius (Marin Barleti). Patjetër që kam kaluar nëpër duar dhe veprat e vjetra të Bogdanit dhe Zarishit.

-A mendoni se fatet e përbashkëta që kemi ndarë me popullin italian kanë qenë thjesht gjeografike apo të dëshëruara nga kombet tona, në mënyrë që të vendosim marrëdhënie të ndërsjellta dhe histori të përbashkët?

Natyrisht gjeografia luan një rol domethënës por të qënit komshinj nuk do të thotë detyrimisht të jesh miq.Shpesh ndodh krejt e kundërta. Megjithatë, janë vendosur lidhje të forta që prej fundshekullit të mesjetës, kjo për t’i rezistuar armiqve të përbashkët., Perandorisë Otomane. Sapo Shqipëria u pushtua nga Turqit, (pas rënies së Shkodrës në 1478 dhe Traktatit të Paqes një vit më vonë), kontaktet me Venecian u mbajtën për shkak të tregëtisë dhe përmes vendosjes së komuniteteve Shqipëtare në Italinë e Jugut, me mbretërinë e Napolit. Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore marrëdhëniet midis dy kombeve u bënë më të forta dhe shumë të rinj Shqiptarë u dërguan në Itali për t’u arsimuar ose përgatitje ushtarake. Si shembull po jap faktin që babai im kishte shokë e miq shqiptarë në kolegjin ushtarak “Nunziatella” në Napoli.

-Në Shqipëri ka vende të cilat lidhen me historinë italiane. Si të tilla mund të përmendim Hotelin e Gjuetisë në Lezhë. Mund të shtoni edhe shembuj të tjerë si ky?

Mbretëria e Italisë e njohu pavarësinë e Shqipërisë në 3 Gusht 1920. Kreu i qeverisë Shqiptare të kohës, Ahmed Zogu u shpall mbret në vitin 1928. Me 7 prill 1939 Italianët zbarkuan në Shqipëri ku një Asamble i ofroi kurorën Vittorio Emanuelit të Dytë dhe deri në 1943 ai do të mbetej ” Mbreti i Italisë dhe Shqipërisë”

E kemi vizituar bashkë Hotelin e Gjuetisë në Ishull Lezhë dhe kam parë tek një miku im në Venecia dhe masterplanin origjinal të këtij hoteli, të ndërtuar nga Konti Ciano. Kam lexuar për vilën e Zogut në Durrës të ideuar nga arkitektë italianë. Gjithashtu kujtoj me këtë që në Semmering të Austrisë është nderuar me një bust Karl Gega, (studimet i pati bërë në Itali), dhe mbahet si arkitekti i hekurudhës së parë më të vështirë malore. Gjimnazi i vjetër i Troshanit është ndërtim italian arkitekturor.

-A interferojnë kulturat tona me njëra tjetrën dhe në një rast të tillë mund të përmendni disa detaje dhe shembuj?

Marrëdhëniet letrare zhvillohen në ditët tona me ndihmën e ambasadës italiane, veçanërisht me rastin e javës së kulturës italiane. Vjeshtën e kaluar për shembull Pierfranco Bruni, një studiues i njohur i Luigi Pirandello-s ,e prezantoi këtë autor sicilian klasik në konferenca dhe laboratorëve të kërkimit (punës) në Tiranë, Shkodër, Vlorë dhe Korçë. Nuk duhet të anashkalojmë prezencën në Italinë e Jugut të 50 komuniteteve arbëreshe në 7 ( shtatë) rajone: Abruzzo, Molise,Basilicata, , Puglia,Calabria, Sicilia and Campania.

-A ka kryqëzuar letërsia e lashtë Italiane rrugët me historinë dhe ngjarjet Shqiptare dhe a i ka marrë ato si burim reference?

Sipërmarrja më e madhe e përbashkët e Shqipërisë dhe Venecias mbetet natyrisht ajo që është përshkruar nga veprat dyshe (binjake) të priftit shqiptar Marin Barletti, “Rrethimi i Shkodrës” (1504) dhe veçanërisht “Jeta e Scanderbeut ”( ndofta 1510) botimin e parë tepër të rrallë të të cilit jam krenar që e kam pjesë të koleksionit tim privat. Antonio Loredan dhe Triadano Gritti udhëhoqën mbrojtjen e suksesshme të Shkodrës (1474), gjashtë vjet pas vdekjes së Scanderbeut, megjithse katër vjet më vonë Venecia duhej të dorëzonte atë qytet heroik Sulejman beut, dërguar nga Sulltan Mehmeti i dytë me 80.000 ushtarë nga të cilët 25.000 vdiqën në luftime.

Pas rënies së qytetit të tyre 6000 “shkodranë” i”(450 burra dhe 150 gra ) themeluan një komunitet në Venecia “shkolla” e të cilit ( Shoqata, ndihma e ndërsjellë, siguracioni, kulti fetar), çdo njeri akoma admiron në san Mauricio: në mur gjenden akoma imazhet e mermerta të Zojë së Shenjtë, të San Gallo, të San Maurizio dhe veçanërisht të kryeqytetit shqiptar Shkodrës.

Nuk duhet të harrojmë që gazetari dhe shkrimtari Indro Montanelli ka një libër të veçantë, serioz, me shumë detaje dhe histori për Shqipërinë. Poeti Gjergj Fishta nuk duhet të harrojmë se ka qenë Akademik i yni.