Shumë personazhe të njohura të modës, muzikës dhe kinematografisë duket se kanë zgjedhur Greqinë si destinacion kryesor për të kaluar pushimet e tyre këtë verë.

Pas Chiara Ferragnit, Rita Orës dhe Justin Bieber së bashku me bashkëshorten, Hailey Baldwin, kanë zgjedhur zonën e Parosit për të kaluar këto ditë të nxehta.

Këngëtari ka postuar shumë foto në rrjetet sociale me një mesazh romantik për të dashurën e tij të zemrës.

“Faleminderit që je qenia njerëzore më e ëmbël në Tokë”, i shkruan Justin bukuroshes Hailey.