Rikthehet pas një pauze 10 vjeçare festivali prestigjioz i këngës së lehtë zbavitëse shqipe në Maqedoninë e Veriut “Nota Fest 2020”, i cili pritet të mbahet kah mesi i muajit dhjetor.

Pas përfundimit të konkursit i cili ishte i hapur për një muaj e gjysmë, juria profesionale e festivalit pasi ka dëgjuar të gjitha materialet muzikore të arritura gjatë kësaj periudhe ka vendosur që të përzgjedh vetëm 15 këngë që do të jenë konkurrente në edicionin e sivjetmë të festivalit “Nota Fest 2020”.

Vlen të theksohet se artistët konkurrentë janë nga të gjitha trojet shqiptare si nga vendi, Kosova, Shqipëria po edhe Kalabria. Juria e Festivalit “Nota Fest 2020” e përbërë nga personalitete të artit si; Arben Asllanaj, Ramiz Jusufi – Ciki, Ilira Ismaili, Shpend Ahmeti, Lira Bojku me mbikëqyrjen e Adem Ymerit vendosi të përzgjidh 15 këngët më të mira për konkurrim. Interesimi dhe profesionalizmi ka qene si asnjëherë më parë në historinë e festivalit “Nota Fest”.

Stafi i festivalit përcjell falënderime të veçanta për të gjithë artistët.

Lista zyrtare e këngëtarëve pjesëmarrës në edicionin  e 16-të të Festivalit “Nota Fest 2020”.

1.Mustafa Imeri – Sonata

2.Eliona Qira -Të harrova

3.Hana Palloshi -Ç’ka ka ikur, më nuk vjen

4.Gramos Aliu-E dalura nga ëndrrat

5.Grejsi Kozeli-Thirrëm

6.Lis Asllanaj-Hajgarja e jetës

7.Majlinda Cikaqi-Sikur dje

8.Rea Nuhu -Na dy

9.Mirsad Jakupi -Tango e fundit

10.Xhesika Polo -Frymë

11.Pepa Marriti Band-Poezia

12.Pjetër Doda-Vetmuar

13.Artan Bakija-Për një dashuri

14.Eranda & Hana Haskaj-Të dua dhe vuaj

15.Sara Berisha-Të ndarë

Aktiviteti më i rëndësishëm  muzikor Shqiptar në Maqedoninë e Veriut, me në krye Drejtorin e festivalit Avni Aliu, me  regji të Labeata Ramizit, Drejtor artistik Arben Asllanaj, organizatore dhe skenariste Sava Lena, si dhe drejtuese të festivalit Klodiana Vata pritet të mbahet në Shkup në muajin dhjetor të këtij viti. Ndërsa për shkak të kushteve të krijuara nga pandemia me virusin Koid 19, festivali do të jetë i xhiruar në studio televizive dhe pa prani të publikut, e gjitha kjo për të respektuar masat e vendosura nga Qeveria po edhe për të vendosur shëndetin e të gjithë artistëve pjesëmarrës në rend të parë.

Kujtojmë që ky festival do të realizohet me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut.