Tingujt italianë, francezë, latinë dhe xhaz janë në programin e Koncertit të Pestë të “Italia e vogël udhëton”, i cili do të mbahet sonte në orën 19:30 në vend të hapur para Operës dhe Baletit Nacional.

Realizuesi dhe iniciatori i projektit është Pavle Kamiloski i cili do të performojë para audiencës me shansonë, kanconë dhe këngë të njohura të xhazit.