Pesëmbëdhjetë historianë, arkeologë dhe studiues nga Shqipëria e Kosova kanë nisur punën për hartimin e “Historisë së shqiptarëve”.

“Kemi një botim të realizuara para 15-20 vitesh, ku për herë të parë u trajtuan të gjitha periudhat historike. Aktualisht ka përfunduar ‘Historia e Shqiptarëve’ në pesë vëllime në shekullin XX. Pra, është bërë një punë e madhe që të arrijmë për këtë botim të sintezës, që do të jepet në një kohë të shpejtë të gjithë studiuesve, veçanërisht të huajve”, shprehet Marenglen Verli

Projekti që drejtohet nga akademikët Pëllumb Xhufi dhe Neritan Ceka, ka në qendër rishikimin dhe botimin e dy vëllimeve – nga Mesjeta deri në Pavarësia e Kosovës.

“Ky tekst është sintetik, që përfshin të gjitha periudhat që nga antikiteti deri në vitin 1990. Synimi është që të bëhet një sinteze e plotë e të gjitha tezave të historianëve shqiptarë dhe të huaj”, shprehet drejtori i Institutit të Historisë në Shqipëri, historiani Beqir Meta.

Projekti “Historia e shqiptarëve” i iniciuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë do të përfundojë në vitin 2023. Drejtuesit e tekstit janë: akad. Pëllumb Xhufi dhe prof. Neritan Ceka. Ndërsa, 15 studiuesit që do të punojnë për dy vëllimet e historisë janë:

1) Akad. Pëllumb Xhufi;

2) Prof. Skënder Muçaj;

3) Prof.Neritan Ceka;

4) Prof. Gjon Berisha (Kosovë);

5) Prof. Sabit Syla (Kosovë), drejtor i institutit histori;

6) Prof. Saimir Shpuza;

7) Prof. Luan Perzhita;

8) Prof.  Ferid Duka;

9) Prof. Adem Bunguri;

9) Akad. Myzafer Korkuti;

10) Prof. Apollon Baçe;

11) Prof. Paskal Milo;

12) Akad. Beqir Meta;

13) Prof. Sonila Boci;

14) Prof. Ledi Dushku

15) Prof. Marenglen Verli.

/Shqiptarja/

https://youtube.com/watch?v=–j_rddvv70%3Ffeature%3Doembed