Artisti shqiptar i cili ka nisur karrierën e tij muzikore jashtë trojeve shqiptare, konkretisht në Zvicër, Gjon’s Tears së fundmi zbuloi se 14 janari do të jetë dita kur do të publikohet projekti i ri muzikor i tij.

Kështu, Gjoni në Instagram ka zbuluar disa detaje të tjera rreth këngës.

Ai ka qenë i hapur me ndjekësit dhe ka bërë të ditur se për këngën është inspiruar nga gjyshja e tij si dhe nga lufta.

Sa i përkët zhanrit, i ka bërë një përshkrim paksa të quditshëm.

“Do të them që është ritmike dhe e thellë, por e butë e në të njëjtën kohë organike. O Zoti im, ky është shpjegimi më i keq që kam bërë ndonjëherë”, u shpreh Gjon.

Kënga sipas Gjonit, do të publikohet me videoklip po në të njëjtën datë.

Gjoni po ashtu tha se kënga është një mesazh për të gjithë dëgjuesit e muzikës së tij.

“Gjithmonë ka dritë në errësirë, shpresoni”, ka shkruar artisti.

Ende nuk dihet në cilën gjuhë është kënga, por ai tha se ka shkruar gjithë tekstin në një gjuhë më pas e ka përkthyer në një tjetër.

Ai tutje shpreson të fitojë ndonjë çmim pasi thotë se është shumë krenar për këtë këngë.

“A mund të jetë titulli ‘Siluetë”?, pyetët nga ndjekësit – “Ndoshta”, përgjigjet artisti.

Gjoni së fundmi u shpall vokalisti më i mirë i Eurovisionit të vitit të kaluar.

Eurovision kishte hapur një votim për 24 orë, në mesin e pesë të nominuarëve ishin edhe Gjoni e Anxhela Peristeri.

TË FUNDIT