Duket se romanca është rikthyer seriozisht ‘në menu’ për Ben Affleck e Jennifer Lopez.

Dyshja e famshme nuk linin me asnjë dyshim se janë rikthyer së bashku teksa fotot e reja i tregojnë duke u përkëdhelur teksa shkojnë për darkën romantike në restorant, në fillim të javës.

Dy ish-të dashurit u fotografuan të përqafuar me njëri-tjetrin teksa hynin në restorantin  Pendry Wolfgang Puck në perëndim të Hollywood.

Teksa ecnin, këngëtarja e hitit “On the Floor” ne nje moment mbështet kokën në gjoksin e aktorit të filmit “Argo”.

Rrjedhimisht ata arritën të shkëputeshin nga njëri-tjetri, edhe pse jo totalisht, duke zgjedhur vetëm të ecnin për dore duke hyrë në restorant.

Çifti janë njohur në setin e filmit “Gigli” në vitin 2002, dhe tashmë duket se po i japin zyrtarisht gjërave mes tyre një tjetër shans.

48 vjeçari Affleck ishte fejuar me Lopez në fillim të viteve 2000, për t’u ndarë pas pak kohësh.

Rindejzja e romances prej prillit të këtij viti, vjen pasi 51 vjecarja J.Lo u nda nga ish-i fejuari Alex Rodriguez, pas pretendimeve se e tradhtonte.

Duket se romanca është rikthyer seriozisht në menu për Ben Affleck e Jennifer Lopez.

Fotot e reja i tregojnë duke u përkëdhelur teksa shkojnë për darkën romantike në restorant 

Dy ish-të dashurit u fotografuan të përqafuar me njëri-tjetrin teksa hynin në restorantin Wolfgang Puck në perëndim të Hollywood.

Çifti janë njohur në setin e filmit “Gigli” në vitin 2002.

Ata duket se po i japin zyrtarisht gjërave mes tyre një tjetër shans.