Në përkujtim të ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës, Ambasada Amerikane në Tiranë, ka publikuar një foto të saj me presidentin Ronald Reagan, në 21 qershor 1985.

“Foto e Ditës | 21 qershor, 1985. E shoqëruar nga Zonja Reagan, Nënë Tereza i shpreh mirënjohjen presidentit Ronald Reagan gjatë ceremonisë ku ajo u dekorua me Medaljen e Lirisë #DitaEShenjterimitTeNeneTerezes ” Associated Press)”, – shkruan Ambasada Amerikane.