Është gje e mire te lexosh. Librat që ke lexuar të shërbejnë per dituri dhe si eksperience. Te hapin dyert e artit ne vitet e mevonshme.

Te shkruash eshte nje dhurate qe mendoj nuk i jepet gjithkujt. Shume jane ne gare per te bere poezi, te shtyre nga ambicje te semura se nuk e kane as talentin, as pasionin, por edhe kapacitetin e duhur.

Të shkruash, është nga ato lloj dashurish, qe të magjepsin dhe të detyrojnë të mendosh, qe pa shkrimin dhe artin, jeta do ishte e kote.Dashuria per artin dhe librin, dalengadalë, të pushton tëre qenien, dhe si nje i droguar , s’ mund të besh dot pa te.

Kjo lloj dashurie, e ka shoqeruar nder vite, edhe poeten Sherife Allko, qe me se fundi, me librin e saj te pare ” ” Çel gonxhe dashuria” materializoi ëndrrën e shumëpritur. Nje jete gruaje dhe nëne, qe permes shume detyrimeve familjare dhe shoqerore, ka gjetur gjithnje kohen te hedhe ne leter ndjenjat e saj, dhe ta shohe boten perreth, permes nje vizioni individual dhe origjinal.

Ajo ka shkruar që e vogel, ka vazhduar dhe në shkolle te mesme me poezi e shkrime por kurre nuk i botoi per arsye ekonomike .dhe mentaliteti..

Dhe arsyeja me e madhe atehere, duke qene femer, duhet t’i mbaje fshehurazi poezite ,per arsye se te paragjykonin. Jo te gjithe ata qe shkruajne, kane fatin te vijne nga familje te emancipuara dhe me dashuri te pakufijshme per artin. Mjaft krijues vijne nga familje te thjeshta, nga femijeria dhe jeta ne fshat, apo te punesuar neper pune te rendomta, qe nuk kane asnje lidhje me artin e bukur te Fjales. Dhe duhet te perballen me mijera veshtiresi.

Sherife Allko eshte nje poete, qe fjalen e bukur poetike e ka brenda damareve te shpirtit. Ka shume bote brenda vetes, dhe çan perpara permes moskuptimit njerezor , me dinjitetin e gruas dhe artistes, e impenjuar te çoje gjer ne fund misionin e saj poetik dhe njerezor.

Ajo shkruan bukur, leximet e dikurshme dhe aftesia e brendshme e ndihmojne në pasqyrimin e vetvetes duke kapur me se miri thelbin poetik.

Gjate bisedes qe patem per shkrimin ajo me rrefen dhe copeza te vogla kujtimesh nga jeta e saj. Me tregon dhe per nje fletore me rreth 600 vjersha qe ia zhduken ne klase, dhe s’u mor vesh kurre kush ia rrembeu aq dhunshem, ato copeza te shpirtit, qe rrinin brenda atyre fleteve , si gonxhe te trendafilta dhe prisnin diten e botimit apo njerezit e duhur. Me foli dhe per nje kujtim qe i ka mbetur i pashlyer ne kujtese. Dhe ky ishte takimi me poetin e madh Dritero Agolli.

” Ne klasen e 6 kam qene ne rrethin letrar te shkolles ..dhe nje dite kishim takim me te madhin Dritero Agolli, i cili erdhi per te na degjuar rreth reçensionit te nje libri qe sot nuk me kujtohet se u bene vite ..Dhe une u ngrita per diskutim rreth librit , por aq shume emocione kisha saqe poeti e kish venë re dhe vetem kur ndjeva doren mbi sup dhe fjalet qe me tha ishin : “Mos ki turp …dhe une njeri jam si ti, pavaresisht se dukem burre i madh …mos ki drojë!”

Sikur me hoqi nje peshe te rende, per atë zot sepse po dridhesha e tera…”

Poetja Sherife Allko e kaliti kulturen e saj letrare neper lexime te hershme, dhe kujton leximet e para, si romanin voluminoz ” David Koperfildi”, Ditari i Ana Frankut” e mjaft te tjere, por edhe libra, qe per rregjimin ishin te ndaluar. Nëpermjet leximeve gjente vetveten, dhe perpara saj shpalosej nje bote shume dimensionale me princer dhe kalores, me dama te bukura dhe adhurues te zjarrte,me tipare heroinash e grash luftarake, me profile fisnike poetesh qe lane gjurmet e tyre te perjetshme ne letersi.

I permend me mall ato kohe dhe diku shprehet;

” Une lexoja fshehurazi sepse rrija me ore te tera dhe nena ime thoshte; ” U çmende?..C’jane keto libra kaq te trashe ?”

E atehere e merrja librin nen bluze dhe shkoja gjasme ne tualet dhe harrohesha mbi kazanin e kthyer permbys dhe ulur mbi te lexoja…”

Pas nje femijerie te vrullshme permbysur mbi libra, me botime modeste tek revista e atehershme per femije ” Pionieri” dhe interpretimet ne radio, dhe qindra krijimeve te moshes se rinise, e mberthejne problemet familjare , martesa, lindja e femijeve, puna si arketare, dhe ky pasion per poezine tulatet, por nuk zhbehet. Gjersa erdhi koha ti rikthehet perseri, me me pasion dhe entuziazem si kurrë më pare. Ardhja ne jete para disa vitesh e nipit te saj , e beri te marre penden dhe te shkruaje perseri duke u ndjere e riperteritur dhe me gezim te papermbajtur per jeten.

“Sebep u be nipi i pare qe erdhi ne jete para 4 vjetësh dhe aty me erdhi kujtesa dhe deshira per te shkruar perseri ..Esli i vogel u be shtyse dhe forcë për mua”..

Perveç ketij libri, ka pergatitur dhe disa libra te tjere, dhe sapo ti jepet mundesia do ti botoje. Nderkohe punon me entuziazem dhe ne projekte te tjera letrare, duke i rradhitur njeri pas tjetrit si gure te çmuar ne fondin e saj te pasur krijues.

Në brendesi te vellimit poetik ” Çel gonxhe dashuria”, pervec poezive të shumta, do gjejme dhe poezite, ” Pasqyra”, ” Nuk di ç’ emër ti vë!”, Ky shekull enigmatik”, ” Kuazimondo”, ” Ndjeva hapat e henes”, ” Kam mall”, ” Ekzistoj”, ” Nje gjysme buzëqeshje dua”…etj.

Brenda zemres se saj ka veç burim miresie e dashurie …shprehur me se miri nder vargje.

E do jeten plot dritë , ngjyra ylberi, ëndrra të bukura dhe te ndjehet e realizuar.

Ja si shprehet ajo ne disa prej vargjeve të poezise “Lulëkuqe kam emrin”;

Më tërhoqi bukuria e saj,

Dukej sikur nusëronte ,

si nusja e Pirgut në atë kohë …

E pyeta si quhej .

Lulëkuqe …më tha ,

Dhe shkëlqeu si dielli në horizont …”

Ajo tregon se gjatë kohës qe rrinte ne qytetin e Përrenjasit, pasi mbaronte punen e shtetit dhe ato te familjes , gjithmone gjente dhe kohën te shetiste dhe te luante basketboll dhe volejboll me një grup miqsh të saj mesues dhe kolegë ..

“Me pelqente, – thote Sherifja, të shetisja ku kishte peme e gjelberim bashkë me miket e mia , dhe gjate shetitjes krijoja fraza te vogla ..sidomos kur shihja yjet ..nje zog ne fluturim …per lulekuqet kur i shihja te vetmuara ..ndaj kam shkruar dhe kete poezi.

Shkas qe krijova keto vargje ishte sepse vertete ishte e vetme kjo lulëkuqe ne mes gjithe asaj fushe dhe kjo qendronte poshtë një rrapi.Eh sa gjera te bukura ka jeta dhe shpirti im!”

Në poezine ” Një gjysmë buzëqeshje dua”, ajo shpalos nevojen per mirësi dhe dashuri. Nje dashuri e prekshme, tokesore, e gjithanshme qe i jep kuptim jetës sone.

” Hidhe shikimin drejt syve të mi

Se një zjarr dashurie do ndizet

Një gjysmë buzëqeshjeje dua

Që shpirti të më shkrihet…”

Një poete qe di të përzieje ngjyrat e shpirtit me ndjenjat, qe nepërmes vargut sjell boten e saj te bukur prej gruaje, nje grua qe kerkon vendin e saj ne jete, te jete e dobishme per familjen dhe shoqerine. Ne shume prej vargjeve te saj, dashuria esht lejtmotiv. Por jo nje dashuri e vogël , meskine, por nje si nje shqise sublime dhe riperteritëse!

Tek poezia Kam mall ajo shkruan;

” Dua vërtete ta puth në buzë

Ti shijoj nektarin e dashurisë.

Ta mbështjellë në krahët e mi

Ashtu si bëri me mua, ai…”

Një tjeter lirike qe sjell ëmbelsi vargjesh është dhe poezia e titulluar ” Pasqyra”;

Prisja agimeve ngashëryer mes lotëve,

Midis mëtonjësve të zgjodha ty ,

Gërshetoja e shprishja gërshetin e flokëve

Ashtu si Penelopa dikur nē qilim .”

Duke qene vajzë, grua, nënë, nganjehere paragjykohesh. Por vargjet per dashurine dalin nga thellësitë e shpirtit, dhe jo detyrimisht çdo lirike apo dedikim dashurie eshte personale. Poeti personifikohet ne mijera njerez te tjere kur shkruan, dhe krijimtaria e tij nuk i perket vetem atij qe e krijon , por të gjithe njerezve qe gjejne vetveten, që duan te bukuren dhe shkojne pas gjurmëve të muzës. Poeti eshte ti, unë, të gjithe ne, dhe cdo varg i tij eshte sinonim i nje perjetimi individual ne ballafaqim me kolektivitetin.

Nëper faqet e librit do gjeni edhe vargje të hidhur, qe s ‘ ka si të mos prekin shpirtin e poetes. Ajo është pjesë e kësaj bote, dhe kupton se jo gjithçka shkon si duhet . Në vargjet e poezive ” Nuk di ç’ emër ti vë!”, ” Ky shekull enigmatik”, ajo shpreh pezm e dhimbje, për situatën e rënduar të kovidit, vdekjet e shumta, friken dhe pasigurine , ndjenjën e dyshimit dhe mosbesimit, ndarjen nga njerezit me të afert.

” Ti o shekull njëzet e një, shkofsh në djall !

Dhe gjethet e vyshkura nëpër degë

Varen si të ngrira nga frika jote!”

Ajo nuk mund dhe s’ ka se si të jetë indiferente ndaj tematikave të shumta qe të ofron jeta. Dhe si nje qëmtuese e kujdesshme ka hedhur në formë vargjesh esencën e pafundme të jetës. Jeta me bukurinë e saj dhe të mirat, por dhe kontradiktat dhe problemet sociale vertiten rreth boshtit të mendjes , duke u perkthyer ne copëza të vogla diamanti.

Poetja është e ndjeshme dhe ndaj natyrës, dritës vezulluese të hënës, reflektimeve të shumta të netëve pagjumë. Në poezinë ” Ndjeva hapat e hënës”, ajo ndër të tjera shkruan;

” Hapat e hënës i ndjeva fare mirë sonte

Eca bashkë me to, në rrugëtimin pa skaj.”

Çdo fletë e librit të bleron përpara syve, dhe të bën të ndjesh angazhimin e poetes në udhën e bukur por të veshtirë të artit poetik. Hyn brenda shpirtit dhe ekzistencës së saj, për të provuar se gjithçka thuhet në libër të përket dhe ty, i përket të gjithë njerëzve me botë të madhe dhe dashuri per jetën dhe njeriun. Ky impenjim poetik dhe estetik i fjalës, shërben në ndergjegjesimin njerezor dhe të vetvetes, hap dritare të magjishme të hyjë dielli i shpresës dhe buzëqeshjes. Po e mbyllim këtë shkrim me disa vargje të autores nga poezia ” Ekzistoj”, dhe duke i uruar botime të tjera për të flladitur shpirtrat e adhuruesve të poezisë!

Dhe nëse ende mendon

ekzistencën time… Harromë !

Nga dritarja e zemrës ,

vështro tej në horizont ,

ku mjegullnaja më ka mbështjellë

me tisin e saj të përhimtë,

Si nuse mes malesh shekullorë ,

Ku shtratin në luginat e thepisura do ma gjesh .”

Vargjet flasin me gjuhën e bukurisë! Me thirrjet e shpirtit. Lexojeni librin ” Çel gonxhe dashuria”, dhe ujitini këto gonxhe dashurie, me mirësinë tuaj!

RIFAT ISMAILI Savona 7 – 6 – 2021