Gladiola Jorbus

Ëndrrat u zbehën… larg fluturuan…

së bashku me tisin qiellor,

petlat shumëngjyrëshe të trëndafilave,

dhe aromën shekullore të drurit të sandalit.

Pas hënës faniteshin mbi Partenon.

Si të marra kridheshin në Egje.

Me erën lodronin mbi tempullin e Sunios,

zhyteshin thellë e më thellë, në detin Mesdhe.

Ëndrrat, të mbështjella me tylin famëkeq të vetmisë,

stolisur me kujtime të ndryshkura nga koha!

U shëmbëllenin artistëve të mplakur, zemërlëshuar

me karrierë të zhubrosur dhe iluzione të humbura.

U venitën ëndrrat…tutjemë mërguan…

Turma e çmendur nuk i gjurmoi…

Në strofullën e diellit, ato u harruan…

I takojmë veç netëve,

Kur diç vijnë të na thonë…