Në Galerinë Kombëtare, objekti “Çifte Hamam” nesër (23 gusht) në orën 20:00, do të hapet ekspozita retrospektive e veprave të artistit Rexhai Iseni.

Rexhai Iseni (1939 – 2018), është autor, krijimtaria e përgjithshme e të cilit është një segment i rëndësishëm i artit bashkëkohor maqedonas, që lidhet me ndikimet postkubiste që nuk ishin shprehur fuqishëm në mjedisin tonë, por ishin të pranishme dhe të kultivuara në variante të veçanta nga disa autorë.

Për shkak të punës aktive nga fundi i viteve të ’60-ta dhe deri në vitet e ’80-ta të shekullit XX, krijimtaria e Rexhai Iseni është mjaft e njohur dhe e respektuar, por mund të konkludohet se vendi dhe roli i tij nuk janë potencuar dhe ekspozuar sa duhet.

Me ekspozitën retrospektive, krijimtaria e Rexhai Iseni do të prezantohet për herë të parë për publikun e gjerë kulturor, si krijimtari e vlefshme artistike, e cila do ta plotësojë pjesëmarrjen e autorit, si një lidhje e rëndësishme në rrjedhën e produksionit tonë artistik.