Kaltrina, artiste e re që jeton në Zvicër, ekspozitën e saj e ka emëruar “Hommage à la guerreque je n’ai pas vécue” /Homazh luftës që nuk e kam përjetuar/, e cilai kushtohet kujtesës për një odë, dhomë të pritjes në Kosovë, që u shkatërrua në luftë dhe jeton ende nëart, në kujtesë.

Katrina Rrustemi ka hapur ekspozitën personale në Muzeun KunsthalleBasel të Zvicrës më 27 nëntor dhe ajo do të jetë e hapur deri më 2 janar 2022. Më parë Kaltrina mori pjesë në ekspozita me instalacione edhe në Gjenevë më 2019 dhe në KunsthalleMulhouse më 2020.

Expozita që ka zgjuar interesin e dashamirëve të artit në Bazel është organizuar në kuadër të projektit “VonmöglischenWelten”/Prej botëve të mundshme/, i cili  përmbledhë19 institucione të artit ngaFranca, Gjermania dhe Zvicra.

Kaltrina, artiste e re që jeton në Zvicër, instalacionin e saj e ka emëruar “Hommage à la guerreque je n’ai pas vécue”/ Homazh i luftës që nuk e kam përjetuar/.

Punimi është krijuarnga kujtimet. Kujtimet janë gjithmonë fragmente, pjesë- pjesë dhe mbi një mozaik të  tillëmemorizues është krijuar edhe punimi.  Ajo ka përdorur fotografitë prej albumeve të fëmijërisë duke provuar të krijojë dhomën e madhe të shtëpisë së gjyshes së saj në Hade, Kastriot.

Duke folur për veprën që ekspozohet, Kaltrina e emocionuar, thotë: Kjo vepër ka lindur në pranverë 2019  kur mbledhja ide që lidheshin me temën e punimit të diplomës në Shkollën e Lartë të Artevenë Gjenevë. Një ditë, shkova të shoh një ekpozitë që e kishin organizuar studentët shqiptarë të Gjenevës. Ekspozita tregonte  historinë e Kosovës, luftën e fundit, dhe ishte organizuar në shënimin e 20 vjetorit të luftës. Kamlexuar në këtëekspozitë dëshmi nga kosovarënë diasporë dhe po kështu edhe vendas. Mendova se kurrë nuk paskam pa dëshmi të tilla të luftës.  U ktheva në shtëpi me shumë emocione. Me gjithë këto emocione vendosa tëtregoj edhe unë pjesën time të kësaj historisë.

Vet titulli i ekspozitës përcjell dualitet, sfera tëndryshme të jetës që përballen njëra me tjetrën duke treguar kompleksivitetin e jetës dhe realitetin në Kosovë.

Frymëzimi i Kaltrinës ishte pikërisht dhoma e madhe, oda e gjyshes së saj që ishte djegur në luftë, por kishin mbetur kujtimet për te. Ajo e di se  kur rritesh larg vendit tonë, si fëmijë,është shume e vështirë të kuptosh çfarë do të thotë identiteti, përkatësia. Rritesh duke u ndjerë sikur nuk je si ata, je tjetër, flet edhe një gjuhë tjetër, ke edhe një kulturë tjetër dhe shumicën e kohës, mundohesh të fshihesh se do të jesh sikur të tjerët. Kur kthehesh në Kosovë nga Zvicra e ke ndjenjën  e shtëpisë, të familjes,  është një vend që e di se është edhe yti. Punimi i Kaltrinës flet për këtë ndjenjë unike.

Është shkruar edhe në katalogun e ekspozitës “VonmöglichenWelten” /Prej botëve të mundshme/, se kjo ekspozitë tregon rëndësinë e artit kur, bota ka nevojë për ngjarje të të kaluarës sikur edhe për ato të reja. Pikërisht këtë e shpreh kjo ekspozitë. Është një pjesëe vogël, individuale, por edhe e një pjesë historie shumë më të madhe, kolektive, historia e Kosovës, historia e luftës dhe dramës që shkaktoi ajo në vendlindjen e prindërve të saj.

Kaltrina shprehet se është e lumtur dhe krenare që iu dha mundësia të paraqes punimin e saj për artdashësit zviceranë në qendër të qytetit, në Muzeun e famshëm të Bazelit. Ajo mendon se diaspora kosovare që është e madhe në Zvicër është ende pak e reprezentueme.

Historia jonëështë edhe pjesë e historisë së Zvicrës dhe mendoj, është rëndësishme të integrohemi dhe të paraqitemi sa më shumë me vlerat tona në institucionet e kulturës, përfundon ajo.