Poezi nga Lasgush Poradeci

Durimi

Tashi me gas, tashi me lot,

Tashi dhe nj’herë,

Duro durimin si për-mot

E si përher. Mendo mendimin zemërak,

Ndaj vjen të sjellë Sa leu e zjeu e shfreu me gjak Në zemër fellë;

Sa pati shkrirë aq ëmbëlsi

Dyke kënduar, E vaj e zi e shkrumb e hi

Të pambaruar; Dyke përflakur plot me gas,

Plot afsh të ndritur,

Një mall të math që më vjen pas, Kujtim-zhuritur;

Vjen ku përplaset përmi dhé,

Nër ulërimë, e greminuar si rrufe,

Kjo jeta ime; Ku mban shtrëgatën me sa mund,

Dhe kësaj radhe, E hapur krejt, gjer mu në fund,

Ah plag’e madhe;

Fund e gjehenë e ang i zi, Jetë pas jete, Yll-dashuri!

Hon-lemeri Që mbaj me vete!

Edhe mendoj mendim me lot,

Me përvëlime, Duroj durim të mbushur plot Me zemrën t’ime.