Dua Lipa po qëndron në ‘top listën’ e “Artist 100”.

Dua Lipa mori një çmim “Grammy” këtë vit për albumin më të mirë pop, derisa u urua nga të gjithë ata që e mbështesin.

Arritje si këto i vulos edhe vetë këngëtarja, e cila ka publikuar një postim me statistika të albumeve më të mira dhe Dua ishte në krye të top listës si artistja numër 1.

Ajo ripostoi në Instastory një fotografi ku u tregua për arritjen e re të këngëtares. Me anë të postimit të fundit, u bë e ditur se në “Artist 100” Dua u radhit në vendin e parë.

Por kjo nuk është e vetmja, ajo gjithashtu po feston javën e 158 që po qëndron në listën e artistëve më të dëgjuar në Billboard.